Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 tetor Zhurnal.mk – Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka kërkuar që Kuvendi ta nisë sot procedurën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi Qeveria e ka dërguar draftin në Kuvend.

Në një postim në Facebook, Musliu Shoshi e ka cilësuar dërgimin e ligjit nga Qeveria “hap të rëndësishëm”, por ka theksuar se tani përgjegjësia i takon Kuvendit.

Sipas saj, ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet, prandaj procedura duhet të fillojë që në seancën e sotme, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve.

“Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë,” ka shkruar ajo.

Përveç procedurës në Kuvend, deputetja ka bërë thirrje për një strategji të koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. Kjo strategji, sipas saj, duhet të mbulojë procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Ja postimi i plotë:

Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë.

Dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm.

Tani është radha e Kuvendit.

Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve.

Paralelisht, Kosovës i duhet një strategji e koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe për mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e përfunduar këtë proces, rrezikojmë ta pamundësojmë mbështetjen institucionale që ua kemi borxh çlirimtarëve, gjakut të derdhur dhe ëndrrës sonë për liri.

Kjo çështje është mbi partitë dhe mbi kalkulimet politike.

Këtu nuk ka pozitë e opozitë. Ka interes shtetëror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër