Mustafa: LDK hynë në Qeveri vetëm nëse e udhëheq atë
Në ”Click” të RTV21 Besian Mustafa nga LDK-ja tha se se partia e tij është e gatshme të bashkëpunojë për formimin e Qeverisë vetëm nëse ka postin e kryeministrit dhe mund ta udhëheqë atë qeveri.
”LDK në këto rrethana do të jetë në Qeveri nëse ka postin e kryeministrit dhe nëse e udhëheq atë Qeverinë, do të insitojmë në platformën e dytë që të kemi një stabilitet për zgjedhjen e presidentit”, tha Mustafa.
Mustafa për tentativat e ”peshkimit” të anëtarëve të LDK-së, “S’kanë sukses”
Në ”Click” të RTV21 Besian Mustafa nga LDK-ja tha se nuk e mohon se ka pasur tentime për ”peshkimin” e deputetëve të LDK-së, por kjo gjë nuk ka rezultuar pozitivsht.
”Mund të tentojë, por jo sukseshëm. Gjithë atyre që ju është lakuar emri kanë deklaruar publikisht që kjo nuk qëndron. Nuk mund ta mohoj se ka pasur tentime për peshkim por pa sukses pa përgjigje pozitive”, tha Mustafa.
Mustafa mohon se ka telashe brenda LDK-së, ”Bëjmë debat edhe në viber”
Besian Mustafa nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka mohuar se ka telashe brenda LDK-së., duke shtuar se ka pasur vetëm debat.
Ai tha se debati në LDK është i sinqert dhe bëhet edhe në platforma si Viber, por, sipas tij, kjo nuk do të duhej të kishte dalë në publik.
”Nuk do të quaj telashe, pati një debat brenda partisë që fatkeqësisht u bë publik. Debati në LDK është aq i sinqertë e i hapur sa që bëhet edhe në viber, jo gjithënjë kërkohet të mblidhet dhe të diskutojmë në një dhomë të mbyllur, pra edhe në viber diskutohet për tema shumë të rëndësishme kaq i sinqertë që është debati në LDK, por nuk duhej të bëhej publik”, tha Mustafa.
Mustafa: Kemi pretenduar të dalim të parët, u dëshpëruam pas rezultatit
Besian Mustafa nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se pas reuzltatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit janë dëshpruar, duke shtuar se fushata ka qenë me e mira gjatë historisë së LDK-së.
”Kemi qenë të sinqert kur kemi pretenduar që të dalim partia e parë. Kur ke një punë drejt këtij objektivi dhe ke rezultatin që ke, natyrisht që ke deshprim qoft edhe momental. Kjo ka qenë fushata më e mirë e organizuar në historin e LDK-së”, tha Mustafa.
Mustafa: LDK do të zgjedhë opozitën para bashkëpunimit me VV-në
Në ”Click” të RTV21 ka shprehur qendrimin e LDK-së kundër mundësisë së bashkëpunimit me Vetëvendosjen (VV), duke shtuar se LDK preferon opozitën.
”Mes një qeverie jo stabile dhe opozitës do të zgjedhim opozitën. Si është e mundur të jemi me VV-në kur nuk i shkojmë as në takim. Nuk e ndryshojmë mendimin tonë”, tha Mustafa.
Ai tutje ka shtuar se ”Për të qenë LDK në Qeveri në këtë pikë politike do të insisitoj që përveç të udhëheq atë qeveri të ketë edhe qeveri stabile”.
Mustafa: Brenda 7 muajve nuk mund të kthehen dëmet që Kurti i bëri gjatë 4 viteve
Besian Mustafa nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka shprehur dyshime se një Qeveri e udhëhequr nga LDK-ja mund të rregullojë brenda 7 muajve dëmet që, sipas tij, janë shkaktuar nga qeverisja e Albin Kurtit gjatë 4 viteve të tij në pushtet.
Ai theksoi se përballja me pasojat e këtyre dëmeve do të kërkojë më shumë kohë dhe angazhim.
”Nuk mendoj që brenda 7 muajve edhe një Qeveri e udhëhequr nga LDK-ja t’i kthenet të gjitha dëmet që Kurti i ka bërë per 4 vite”, tha Mustafa.
Mustafa: LDK gjithmonë ka ndërtuar ura koalicioni, por është përgjysmuar në vota
Në ”Click” të RTV21 Besian Mustafa nga LDK-jaë ka theksuar se, përkundër sjelljeve të partive të tjera karshi LDK-së, partia e tij ka gjetur gjithmonë mënyra për të krijuar ura për koalicion, por, sipas tij, ka përfunduar gjithmonë me një humbje votash.
”Ajo se çka i ka ndodhur historikisht LDK-së se për kundër sjelljeve të paritve tjera karshi LDK-së LDK gjithnjë ka gjetur formulen për të ndërtuar një urë për koalicion, por gjithmon është përgjysmuar në vota”, tha Mustafa.
Mustafa: LDK nuk ka frikë, por nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me VV-në
Besian Mustafa nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se partia e tij nuk ka frikë, por ka qëndrime të ndryshme lidhur me të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës, që e bëjnë të pamundur një bashkëpunim me VV-në në kuadër të një Qeverie.
Ai shtoi se refuzimi i LDK-së për takim me Kurtin ka të bëjë edhe me gjuhën e përdorur gjatë fushatës.
”LDK ka një histori, pajtohem që rezultati i kësaj Qeverie është situata në të cilën gjendet Kosova dhe u pajtova se janë shtresuar arsyet e përgjigjes së LDK-së ndaj VV-së, letra ka të bëjë edhe me gjuhën. Nuk ka çështje frike, po ka çështje të mendimeve për të ardhmen e Kosovës për të kaluarën dhe për të ardhmen që nuk dëshirojmë të jemi pjesë e qeverisë me VV-në”, tha Mustafa.
Mustafa: Kemi provuar një koalicion të tillë me VV, por u përgjysmuam
Besian Mustafa nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja nuk ka kushte për formimin e Qeverisë.
”Nuk besoj që dikush nga ne ka deklaruar se nuk pranojmë të ulemi të diskutojmë me partitë në opozitë për gjetjen e një formule për formimin e qeverisë”, tha Mustafa.
Mustafa theksoi se LDK-ja pati një përvojë të hidhur nga koalicioni me VV-në, duke i referuar humbjes së madhe zgjedhore që pësoi pas shpërbërjes së këtij koalicioni.
”Kemi provuar një koalicon të tillë me VV dhe LDK doli nga ai koalicon në një rezultat si e vetme te 10 %, u përgjysmuam”, tha ai.
Mustafa: LDK ka shumë dallime me VV
Besian Mustafa nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja me VV-në kanë dallime të shumta.
Sipas tij, këto dallime janë edhe arsyeja se pse LDK-ja i tha jo takimit me VV-në.
”Letra i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdihikut. Ai gjithmonë konsultohet me të tjerët para se të merrë vendime”, tha ndër tjera Mustafa.
Ai tutje tha se nuk ka qeveri mes LDK-së dhe VV-së.

