MUZIKË E NGADALTË

nga D. V.

Poezi nga: Tomas Tranströmer
Përktheu: Anton Papleka

Ndërtesa është e mbyllur. Dielli hyn përmes xhamave
dhe ngroh pjesën e sipërme të zyrave
që janë mjaft të qëndrueshme për të mbajtur peshën e fatit.

Është dita kur mund të dalim në hapësirën e gjerë të shpatit.
Shumë vetë kanë veshur petka të errëta. Mund të rrish në diell
të mbyllësh sytë dhe të ndiesh erën që të mban butësisht.

Rrallëherë, vij buzë ujit. Por ja ku jam këtu,
midis shkëmbinjsh të mëdhenj me shpina të qeta.
Shkëmbinj që ngadalë janë ngritur midis dallgëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More