Nagavci dorëzon te Osmani emrin e Kurtit për mandatar

nga Xh M

Lëvizja Vetëvendosje ia ka dërguar Presidentes së Kosovës emrin e mandatarit për kryeministër, e që është lideri i tyre Albin Kurti.Këtë e ka bërë të ditur Arbërie Nagavci si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.“E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re. Faleminderit qytetarëve për besimin! Qeveria Kurti 3”, ka shkruar ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More