Rritje e numrit të turistëve të huaj në vend

Nga B.M
925 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj për 10.3 përqind, ndërsa numri i turistëve vendor ka shënuar ulje për 2.2 përqind.

“Në periudhën janar – dhjetor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 6.0%, respektivisht: te turistët vendor është zvogëluar për 2.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 10.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në muajin dhjetor janë regjistruar 59 521 turistë, ashtu që 63.3 përqind e turistëve janë të huaj.

“Të dhënat për numrin më të madh të turistëve të huaj sipas vendeve të origjinës në muajin dhjetor të vitit 2025: nga Turqia 7 303, nga Bullgaria 5 214, nga Serbia 4 736 dhe nga Greqia 3 438”, raportoi Enti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër