Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, raporton Ekonomia Online.

Nagavci ka njoftuar se në këtë seancë pritet të bëhet përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimi i komisioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

“Do të bëhet edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të bordit të ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës. Dhe po ashtu, edhe formimi i komisioneve për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së. U pajtuam po ashtu që në këtë seancë të përfshihet edhe shqyrtimi në lexim të dytë i ligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, apo i njohur ndryshe si një projektligj i cili është shqyrtuar edhe në legjislaturën e kaluar për shkak të rëndësisë që ka, edhe për shkak të domosdoshmërisë që të miratohet sa më shpejt, sepse përveçse kursen me dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit, është edhe një projektligj i rëndësishëm që ne të jemi pjesë e zonës së njëjtë vendeve të rajonit. Përveç kësaj, u njoftua edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil, dhe pastaj, natyrisht, pas mbylljes së konkursit do të vazhdojë edhe me përzgjedhjen e tyre për këtë institucion të ri të rëndësishem”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër