NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin e KFOR-it është njoftuar se ajo planifikon të zvogëlojë numrin e ushtarëve në këtë mision.

Komandanti i NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka njoftuar se do të bëhet një “optimizim“ i pranisë së NATO-s në Kosovë si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në kohët e fundit dhe marrjes së më shumë përgjegjësive nga institucionet vendore të sigurisë.

“NATO dhe KFOR-i janë tërësisht të përkushtuar për sigurinë në Kosovë. Pikërisht falë këtij përkushtimi është përmirësuar situata e sigurisë në Kosovë pasi organizatat e sigurisë në Kosovë kanë rritur kapacitetet e tyre. Kushtet ekzistuese krijojnë mundësi për optimizimin e madhësisë dhe pranisë së KFOR-it më tej“, ka thënë ky komandant i NATO-s. /Koha

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër