Ndahet nga jeta aktorja turke e “Dashuri e ndaluar”

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

shtë ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur turke Gülsen Tuncer, e cila ishte gjithashtu artiste e dublimit, tekstshkruese, kompozitore, drejtuese artistike dhe akademike.

Tuncer, e cila po trajtohej për kancer, kishte marrë pak ditë më parë diagnozën për kancer në tru në stadin e katërt. Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur Shoqata e Grave e Republikës së Turqisë (CKD).

Në njoftimin e saj, shoqata shkruan: “Po përjetojmë një dhimbje të madhe pas humbjes së Gülsen Tuncer, një intelektuale e vërtetë e Republikës, artiste e çmuar e teatrit dhe kinemasë. Ajo la gjurmë në zemrat tona me artin, elegancën, dashurinë për atdheun dhe humanizmin e saj. I shprehim ngushëllimet tona familjes, të afërmve dhe të gjithë njerëzve që e deshën.”

Gülsen Tuncer lindi në vitin 1945 në Adana. Ajo u diplomua në Degën e Teatrit të Konservatorit të Bashkisë së Stambollit, ku gjatë studimeve mori mësime nga emra të njohur të skenës turke, mes tyre Yıldız Kenter dhe Ayla Algan. Karrierën profesionale në teatër e nisi në vitin 1968, me shfaqjen “Zilli Zarife” në teatrin e Gülriz Sururi dhe Engin Cezzar.

Përveç teatrit, Tuncer u aktivizua edhe në kinematografi dhe televizion. Gjatë karrierës së saj ajo punoi si asistente dhe ndihmëse regjie në rreth 40 filma. Publiku i gjerë turk e njohu veçanërisht për rolin e Arsen Hanım në serialin e njohur “Aşk-ı Memnu”.

Ajo u vlerësua edhe për interpretimet e saj në filma të ndryshëm. Për rolet në “Soğuktu ve Yağmur Çiseliyordu” (1991) dhe “Bir Tren Yolculuğu” (1988), Tuncer fitoi çmime si “Aktorja më e mirë në rol dytësor” në festivale të ndryshme të filmit. Me një karrierë të gjatë në teatër, film dhe televizion, Gülsen Tuncer mbetet një nga figurat e njohura të artit turk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër