Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Nga D. V.
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe invalidit të luftës, Ramadan Zymeraj nga Guri i Kuq.

Përmes një postimi, kryetari vlerësoi lart kontributin e Zymerajt në luftën për lirinë e Kosovës, duke kujtuar angazhimin e tij në radhët e UÇK-së dhe sakrificën që ai bëri gjatë periudhës së luftës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së dhe invalidit të luftës, Ramadan Shaban Zymeraj nga Guri i Kuq”, ka shkruar ai.

Në postim, kryetari ka kujtuar se Ramadani ishte pjesë e bartjes së armatimit nga Shqipëria për nevojat e UÇK-së, ndërsa në shtator të vitit 1998 u arrestua bashkë me djalin e tij, Blerimin. Ai po ashtu përjetoi masakrën e burgut të Dubravës, ku u plagos rëndë në të dyja këmbët dhe mbeti invalid i luftës.

Kryetari e ka cilësuar të ndjerin si luftëtar të lirisë, njeri të ndershëm dhe prind shembullor, i cili me sakrificë rriti 8 djem dhe 3 vajza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër