ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Nga D. V.
1,459 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në prill të këtij viti arriti në 48.779 denarë, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar është më e lartë për 7.3 përqind, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurimi me 27 përqind, Furnizim me ujë; largim i ujërave të ndotura, menaxhim i mbeturinave dhe aktivitete për përmirësimin e mjedisit me 9.4 përqind dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 9.2 përqind.

Një rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është regjistruar në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurime me 20.1 përqind, Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 2.1 përqind dhe Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve me 2 përqind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër