Ndalesë për autobusë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Nga B.M
810 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 janar – Për shkak të reshurave të mëdha të borës në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit nga ora 9 e 25 është vendosur ndalesë për komunikacion për autobusë, ndërsa për automobilë është e obliguar pajisja dimërore (sinxhirë), informoi LAMM.

Parapakisht, LAMM kumtoi se herët në mëngjes në ora 05:15 është vendosur ndalesë për komunikacion për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Strugë – VK “Qafë Thanë”.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë të lagështa. Të reshura të borës me intensitetit të ndryshueshëm ka në Kumanovë, Stracin, Krushevë, Zheleznec, si dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavato dhe Preseka.

Nga ora 10:00 në VK Niki (VK Mexhitli) do të ketë ndalesë për automjete transportuese, që do të zgjat në 48 orët e ardhshme, përfundimisht me 10 janarin në ora 10:00. Komunikacioni për automjete do të zhvillohet normalisht. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër