KosovaPress: Artan Grubi është parë sot në Prishtinë?

Nga admin
1,264 e lexuar

Shkup, 8 janar – Agjencia kosovare e lajmeve Kosovapress ka shkruar se një burim i saj ka pretenduar se e ka parë në Prishtinë, ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pasditën e së mërkurës, raporton KosovaPress.

Sipas medias, Grubi i cili gjendet në arrati që nga dhjetori i vitit 2024, e që është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka lëvizur në një zonë jo larg qendrës së kryeqytetit të Kosovës, i shoqëruar nga dy fëmijë.

Grubi, siç insiston burimi i Kosovapress, ishte i veshur me një xhup dimri, rroba e kapelë sportive ndërsa ka lëshuar edhe pak mjekërr.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër