Tiranë, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Një 29-vjeçar, i paraqitur në gjendje kritike në Kardiologjinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si pasojë e një infarkti akut, ka dalë jashtë rrezikut për jetën falë ndërhyrjes urgjente të ekipit mjekësor të Hemodinamikës.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e cila vlerësoi profesionalizmin dhe reagimin në kohë të stafit mjekësor.
Sipas Spahiut, për të stabilizuar gjendjen e pacientit u kryen 15 goditje elektrike, si dhe një ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës.
Spahiu bëri me dije se 29-vjeçari ndodhet në fazën e rikuperimit, nën kujdesin e mjekëve.
Ministrja Spahiu shprehu mirënjohjen për mjekët dr. Donald Mançe dhe dr. Gentian Mehmeti, si dhe për të gjithë ekipin mjekësor të përfshirë në trajtimin e pacientit.
