“Ndërrojeni nenin 31”, Gruda thotë se ka shkelje kushtetuese në buxhetin e propozuar për 2026

Nga admin
291 e lexuar

Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se në Nenin 31 në Projektbuxhetin 2026 ka dispozitë antikushtetuese dhe i ka kërkuar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, që ta ndërrojë përmbajtjen.

Në rast të mosndërrimit, Gruda tha se veçse do të ngarkohet edhe më tej buxheti pasi që shtesa prej 0.5% për-përvojë ndaj shërbyesve civilë që është me Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese vlen prej momentit të dhënies së Aktgjykimit e jo nga 1 janari siç është shënuar në dokumentin qeveritar.

“E para, këtu e keni një dispozitë antikushtetuese. Dhe këtë duhet me ndërru. Nenin 31. Te shtesa prej 0.5% te shërbyesit civilë. Gjykata Kushtetues në Aktgjykimin që citoni këtu, 2024, aty thuhet që duhet me ia pagu 0.5% secilit për përvojë pune, edhe ka dhënë obligim me ndërru Ligjin e Pagave. E meqenëse ju Ligjin e Pagave nuk e keni ndërru, ju keni shti dispozitë që hyn në fuqi nga 1 janari, por ju duhet mi pagu edhe dy vite tjera, 25 dhe 24.

Prandaj i shkelni të drejtat e njeriut të shërbyesve civilë dhe shkelni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, aktgjykim i cili thotë se duhet të paguhen nga momenti kur Gjykata ka vendosur dhe përveç se duhet të reflektohet këtu, Ministria duhet me vendos atë pjesë. U dasht qe dy vite, ska ndodh, duhet tash. Duhet jo nga 1 janar, por nga data e aktgjykimit, se ashtu thuhet.

Sado që i bjen me kosto. Nëse nuk ua paguani, të jeni të sigurtë, se unë i kam pa që janë angazhu këta të administratës, kanë me dërgu raste në gjykata të rregulltma dhe kanë me marrë edhe interesin, kështu që mos e ngarkoni më shumë buxhetin, por paguani sa u takon me ligj sepse ata kanë me i marrë”, tha Gruda.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër