“Ndoshta është burrë për ta pranuar”, Stanisic hedh akuza të rënda ndaj yllit të Real Madridit

Nga D. V.
239 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Josip Stanisic u godit ashpër nga Antonio Rudiger pak para përfundimit të pjesës së parë, por gjyqtari nuk reagoi, dhe Real Madridi e shfrytëzoi menjëherë situatën për të kaluar në avantazh 3-2. Pasi Bayern Munich arriti të fitojë në fund, Stanisic iu kthye mbrojtësit gjerman me një reagim verbal të ashpër.

Duele të forta dhe shumë provokime verbale, pikërisht ajo që i përshtatet stilit të lojës së gjermanit. Megjithatë, Rudiger duket se e teproi sërish, këtë herë ndaj mbrojtësit të Munichut, Stanisic.

Pak para pushimit, ai kreu një ndërhyrje të diskutueshme dhe të dhimbshme ndaj Stanisic, e cila sipas shumëkujt duhej të ndëshkohej. Incidenti la mbrojtësin e Bayernit të irrituar edhe pas fitores 4-3 të kampionëve rekord.

Stanisic kaloi Rudigerin me driblim dhe pasoi për Serge Gnabry në qendër. Menjëherë pas pasimit, qendërmbrojtësi gjerman e goditi me bërryl në anë, dhe ndërsa kroati shtrihej në tokë nga dhimbjet, thuhet se i drejtoi edhe një seri fjalësh fyese.

Në aksionin pasues, Kylian Mbappe shënoi golin e tretë për Realin, duke e çuar rezultatin në 3-2.

“E sheh që po vij dhe thjesht më godet drejtpërdrejt. Në të kaluarën, loja vazhdonte dhe nëse humbje topin, akordohej faull. Ndoshta gjyqtari e harroi atë rregull, nuk e di”, u shpreh Stanisic.

“Çfarë ndodhi ndërsa isha në tokë, mund ta pyesni Tonin për këtë. Sipas mendimit tim, një sjellje e tillë është plotësisht e papranueshme. Vetëm një fjalë, e përdorur dy herë. Mund ta pyesni vetë. Ndoshta ka burrërinë ta pranojë”.

“Nuk dua armiqësi dhe nuk e marr personale. Ndodhi dhe për mua çështja është e mbyllur. Por sjellje të tilla janë të papranueshme”, përfundoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër