Në ditëlindjen e Mbretit Charles, Abdixhiku thekson miqësinë Kosovë-Britani

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka qenë i pranishëm në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në rrugëtimin tonë për liri, shtetndërtim dhe forcim demokratik.

“Mes miqsh e aleatësh të Republikës së Kosovës, në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e ditëlindjes zyrtare të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në rrugëtimin tonë për liri, shtetndërtim dhe forcim demokratik. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për miqësinë e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona”.

“Forca e Kosovës ka qenë gjithmonë te miqtë e saj. Krah për krah me ta kemi fituar lirinë, kemi ndërtuar shtetin dhe do ta forcojmë edhe më tej Republikën tonë. Kjo është rruga jonë. Dhe nuk ka asgjë që e ndal”, ka shkruar Abdixhiku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër