Në fshatin Kollarë të Kërcovës, u përkujtua dëshmori i kombit Beqir Limani

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kërçovë, 19 shtator Zhurnal.mk – Përvjetori i martirit të kombit Beqir Limani, është një ditë kujtese, nderimi dhe reflektimi për sakrificën dhe veprimtarinë e bujshme atdhetare, e cila i tejkaloi kufijt e Kërçovës, potencoi bashkëveprimtari I bacës Beqë, Rexhep Emini, në referatin kushtuar rënies heroike të dëshmorit të kombit Beqir Limani.

Ndërkaq fjalë rasti mbajti bashkëverimtari dhe bashkëluftëtari i Beqir Limanit, Ali Ahmeti, i cili theksoi se sot është përvjetori i tribunit të vegjëlisë Beqir Limani, luftëtarit të guximshëm që veproi me përkushtim kundër regjimit gjakatar dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare.

Në fund të këtij manifestimi përkujtimor, të pranishmit i pershëndeti mbesa e bacës Beqë, Besa Limani, e cila në emër të familjes Limani, u shprehu mirënjohje të thellë, të gjithë atyre që për 28 vite me radhë, ishin pjesë e nderim përkujtimit për dëshmorin e kombit Beqir Limani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër