Në Mushtisht të Suharekës përurohet qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve

nga D V

Në fshatin Mushtisht të Suharekës është përuruar qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve. Sipas zyrtarëve komunalë krahas qeverisë lokale që ka mundësuar renovimin e ish-ndërtesës së Qendrës së Mjekësisë Familjare, në këtë projekt ka investuar edhe mërgimtari Ismet Shala, duke e kompletuar këtë qendër me pajisjet e nevojshme për të moshuarit, raporton Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në ceremoninë e përurimit ka shprehur mirënjohje për kontributin e ofruar nga mërgimtari për të mirën e banorëve të kësaj ane.

“Po më vjen mirë që ka ardhur një kohë që dikush së paku me u kujdes për pensionistët, pasi që këta kanë punuar gjatë gjithë jetës, kanë sjellë mjete  e kanë zhvilluar fshatin dhe Komunën, dhe tani e kanë një vend për me u taku”, ka thënë Muharremaj.

Ai ka theksuar se ky nuk është projekti i vetëm për banorët e fshatit Mushtisht, meqë do të ketë edhe investime tjera nga ana e Komunës.

Komuna e Suharekës në Mushtisht, në vitin 2022, pat përuruar ndërtesën e re të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ndërsa ish-ndërtesa e QMF-së tashmë është shndërruar në Qëndrim Ditor për Pensionistët, e cila qendër do të menaxhohet nga Shoqata e Pensionistëve të këtij fshati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More