Në të gjithë sektorët u regjistruar rritje e çmimeve me pakicë

Nga B.M
710 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 janar – Rritje e çmimeve me pakicë u regjistrua në të gjitha sektorët e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Mesatarisht rritja është 3.7 përqind në dhjetor, krahasuar me dhjetorin paraprak, por në disa sektorë ka pasur rritje edhe më të madhe.

Rritje më të madhe ka pasur te produktet ushqimore industriale (5.1 %), produktet ushqimore (4.9 %), ndërsa rritje më e vogël te pijet alkoolike dhe joalkoolike.

“Indeksit të kostos për jetesë në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënoi rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që kosto e jetesës prej nëntorit në dhjetor u rrit për 0.4 përqind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër