Në zgjedhjet lokale / Kërçova – në rrethin e dytë të përkrahet kandidati shqiptarë!

nga Redaksia

Shkup, 25 korrik – Gara për zgjedhjet lokale do të fillojë së shpejti. Në disa komuna veç se dihen emrat e kandidatëve, ndërsa në të tjerat ende bëhen kalkulimet e fundit. Në Kërçovë kësaj radhe pritet që për herë të parë të kandidojnë tre shqiptarë. Me këtë formë, nëse përçahen votat, kërcënohet që komuna për herë të parë të bie nën udhëheqjen e partive maqedonase. Prandaj është e rrugës dhe e moralshme, që në rrethin e dytë, të përkrahet kandidati që ka fituar më shumë vota nga rrethi i parë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Kërçova, komuna që iu kthye shqiptarëve

Në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe me ligjin për ndarje territorial të vitit 2013, komunat e Zajazit, Drugovës, Vraneshticës dhe Oslomejit iu bashkuan komunës së Kërçovës. Në këtë mënyrë, u ofrua mundësia që për herë të parë një shqiptarë të vendoset në kreun e kësaj komune. Në këtë mënyrë, në zgjedhjet e 24 marsit të vitit 2013, Fatmir Dehari, kryetari aktual, për herë të parë u mbështet nga të gjithë shqiptarët, dhe jo vetëm, dhe u shpall kryetari i parë shqiptar i kësaj komune. Në këto zgjedhje për herë të parë u mposht kandidati i përbashkët i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së që ishte edhe kryetar i atëhershëm Bllagoja Despotovski me rreth dy mijë vota diferencë.

Kërçova është një ndër qytetet që kanë diferencë shumë të paktë në vota midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

Popullsia e përgjithshme në Komunën e Kërçovës sipas regjistrimit të vitit 2021 është 39.669 me 13.787 amvisëri dhe 24.872 banesa. Gjithsej banorë të regjistruar janë 16920 maqedonas dhe 31610 shqiptarë, por nga ky numër, gjithsej popullatë rezidente janë 16020 maqedonas dhe 16373 shqiptarë. Në këtë komunë gjithashtu ka edhe 3245 turq dhe 2063 romë, ndërsa vllehët, serbët dhe boshnjakët, të gjitha janë me numra dyshifror.

Shumica e qytetarëve, sidomos atyre shqiptarë, jetojnë jashtë shtetit, dhe pikërisht për këtë arsye gara në këtë qytet është shumë e rëndësishme dhe duhet strategji e mirë menduar dhe organizim i suksesshëm për të dalë fitimtarë në zgjedhje, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në rrethin e dytë të mbështetet një kandidat shqiptarë

Duke pasur parasysh specifikat e këtij qyteti, gara politike deri më tani është zhvilluar ndërmjet partive maqedonase dhe atyre shqiptare. Edhe pse ka pasur tentativa që komuna të bie në dorën e partive maqedonase, sërish në momentet e fundit, të gjitha partitë shqiptare janë mobilizuar dhe kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme që kandidati shqiptarë të vazhdojë të drejtoë komunën.

Në zgjedhjet e tetorit të këtij viti, për herë të parë do të ketë një polarizim të votës shqiptare. Për herë të parë në këtë komunë do të garojnë tre kandidatë shqiptarë. Njëri, nga radhët e koaliconit të Frontit Europian, një kandidat nga radhët e VLEN dhe një kandidat i pavarur.
Nga radhët e VMRO DPMNE-së, ende nuk kanë publikuar se a do të nxjerrin kandidat në Kërçovë dhe kush do të jetë ai. Edhe pse kryeministri Mickoski mbrëmë mbajti takim në Kërçovë, ai sërish nuk dha ndonjë indikacion për kandidatin e tyre. Në LSDM ende s’kanë plan për Kërçovën, por sigurisht se do të kenë edhe ata kandidatin e tyre.

Si do që të jetë me kandidatët, një gjë është shumë e rëndësishme. Nuk guxon të lejohet që Kërçova të dështojë dhe të rrezikohet që ajo të udhëhiqet nga një kryetar shqiptarë. Është shumë e mirë dhe e shëndetshme për demokracinë që të ketë sa më shumë kandidatë dhe garë për komunën, sepse dalin ide dhe projekte më të mira për qytetarët, por nëse do të ketë rreth të dytë, do të jetë e moralshme që ai i cili ka fituar më tepër vota në rrethin e parë të mbështetet nga të gjitha subjektet politike shqiptare.

Ka diçka që është interes kombëtar e që duhet t’i tejkalojë të gjitha inatet dhe kalkulimet partive politike, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More