Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpend Hasanramajt, që dyshohet se u vra aksidentalisht

Nga D. V.
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 korrik, Zhurnal.mk – Shpend Hasanramajt do t’i jepet nesër (25 korrik) lamtumira e fundit, pasi humbi jetën të enjten në një ngjarje tragjike në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të shtunën, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Strellc i Epërm, pranë xhamisë.

“Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëfshatarëve”, thuhet në njoftimin

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar si të dyshuar djalin e viktimës, Erdonit Hasanramaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa sipas dyshimeve fillestare, Shpend Hasanramaj ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht nga djali i tij gjatë qëndrimit në bjeshkë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër