“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 134-t kundër qeverisë, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 tetor Zhurnal.mk – Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Protestuesit u shprehën të vendosur se qëndresa do të vijojë dhe se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për largimin e Ramës. Gjatë tubimit dhe marshimit, qytetarët përsëritën sloganet “Poshtë qeveria”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria po bën revolucion”.

Në pankartat e tyre kishte edhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, ndërsa protestuesit kërkuan përgjegjësi politike dhe ligjore.

Protesta e 134-t vjen pas më shumë se katër muajsh tubimesh të njëpasnjëshme kundër qeverisë. Organizatorët dhe aktivistët kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

Ndërkohë, më 13 tetor është paralajmëruar edhe një protestë e studentëve në orën 14:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër