Nga 1 korriku 2026, do të bëhet ulja shtesë dhe harmonizimi i plotë i normave doganore me BE-në për 70 mallra

Nga Xh M
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj Zhurnal.mk – Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua Propozimi për ndryshimin e Ligjit të Tarifës Doganore, me të cilin normat doganore ulen më tej dhe harmonizohen plotësisht me normat e atyre mallrave që zbatohen në Bashkimin Evropian. Këto ndryshime janë vazhdim i ndryshimeve ligjore të vitit të kaluar që hynë në fuqi më 1 korrik 2025, kur normat doganore u ulën deri në 50% të nivelit të normave doganore që zbatohen në Bashkimin Evropian.

Ulja e normave doganore përfshin lëndët e para, repromaterialet dhe komponentët që shfrytëzohen në kapacitetet prodhuese vendase për prodhimin e produkteve të nivelit të lartë, me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë eksportuese të industrisë maqedonase. Ky ndryshim legjislativ zbaton përcaktimet e Programit të punës së Qeverisë 2024–2028, në pjesën e harmonizimit gradual të normave doganore me normat që zbatohen në Bashkimin Evropian, të përshtatura sipas nevojave të eksportit-importit të ekonomisë maqedonase.

Ndryshimet janë përgatitur në konsultim me Odën ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe janë vazhdimësi e politikës doganore që orientohen në përkrahjen e e komunitetit të biznesit vendas dhe përforcimin e konkurrencës së industrisë së përpunimit

Propozimligji parasheh harmonizimin e plotë të disa prej normave doganore me nivelin e normave që zbatohen në Bashkimin Evropian, me ç’rast do të përmirësohet më tej harmonizimi me Tarifën doganore të BE-së, duke marrë parasysh rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Masa do të kontribuojë drejtpërdrejt në përkrahjen e industrisë së automobilave, përpunimit të metaleve dhe metalurgjisë, ku pritet ndikim pozitiv në rritjen e eksportit, fluksit hyrës së devizave, investimeve dhe numrit të punësimeve.

Ulja e normës doganore për këto 70 mallra pritet të ketë efekte të rëndësishme afatgjata në rritjen ekonomike, prodhimin industrial dhe konkurrueshmërinë e eksportit të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër