Petkoviq sulmon Kurtin pasi institucionet e Kosovës morën nën kontroll stacionet hekurudhore, u bën thirrje serbëve të rreshtohen “nën një bajrak”

Nga D. V.
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 maj, Zhurnal.mk – Drejtori i te ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka sulmuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pasi institucionet e Kosovës morën nën kontroll stacionet hekurudhore në veri, duke i bërë thirrje serbëve që të “rreshtohen nën një bajrak” dhe të mbështesin Listën Serbe.

Petkoviq deklaroi se “rejtingu dhe fushata e Albin Kurtit po bien në mënyrë të lirë”, duke pretenduar se aksioni i ndërmarrë në ditën e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit lidhet me fushatën elektorale, raporton Kossev.

Reagimi i tij erdhi pasi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë dhe me asistencën e Policisë së Kosovës, mori nën kontroll objektin e stacionit hekurudhor në Zveçan, afër kompleksit Trepça, ku u hoq tabela cirilike dhe u vendos një tabelë në shqip, bashkë me flamurin e Kosovës.

Megjithatë, Sveçla i ka hedhur poshtë pretendimet se ky aksion ka lidhje me nisjen e fushatës zgjedhore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër