Nga mesnata ndryshon sistemi në pikat e pagesës, kujdes cilën korsi e zgjidhni

Nga Xh M
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 qershor Zhurnal.mk – Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH) njofton se nga mesnata e sotme (15 qershor 2026) hyjnë në fuqi ndryshime të reja në sistemin e pagesës në pikat e pagesës rrugore (tollat), duke apeluar që drejtuesit e automjeteve të kontrollojnë me kujdes tabelat elektronike para se të zgjedhin korsinë.

Sipas njoftimit, korsitë e shënuara për M-TAG do të jenë të dedikuara ekskluzivisht për përdoruesit e pajisjeve elektronike M-TAG. Nga tani e tutje, pagesa me M-Card nuk do të lejohet më në këto korsi.

Përdoruesit do të duhet të ndjekin shenjat elektronike që tregojnë qartë llojin e pagesës për secilën korsi:

Pagesë me M-TAG
Pagesë me M-Card
Pagesë me para në dorë (Cash) dhe M-Card

Ndërmarrja apelon gjithashtu për respektimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në pikat e pagesës. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje sinjaleve:

🟢 Shigjeta e gjelbër – korsi e hapur për qarkullim
❌ X i kuq – korsi e mbyllur

Mosrespektimi i destinimit të korsive dhe i sinjalizimit mund të shkaktojë bllokime në komunikacion dhe të ndikojë në sigurinë e trafikut.

Autoritetet theksojnë se ky njoftim bëhet për t’i informuar me kohë qytetarët dhe për t’i ndihmuar ata të përshtaten me ndryshimet e reja në sistemin e pagesës në autostrada.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër