Nga stabiliteti te pasiguria: Arbeloa me statistika të tmerrshme kundrejt Xabi Alonsos

Nga D. V.
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Real Madridi pëson më shumë humbje me trajnerin aktual, Alvaro Arbeloa sesa me paraardhësin Xabi Alonso, i cili kishte statistika shumë më të mira sa drejtoi ekipin Los Blancos.

Sezoni 2025/26 po nxjerr në pah një diferencë të qartë në rezultatet e Real Madridit, në varësi të trajnerit në stol. Shifrat flasin vetë dhe nuk janë në favor të trajnerit aktual.

Me Xabi Alonso në krye, madrilenët regjistruan vetëm 5 humbje në 28 ndeshje, një bilanc që përkthehet në një përqindje humbjesh prej 17.9%. Një ritëm i qëndrueshëm dhe konkurrues në të gjitha frontet.

Në anën tjetër, me Alvaro Arbeloa në stol, Real Madridi ka pësuar 6 humbje në vetëm 19 ndeshje.

Kjo e çon përqindjen e humbjeve në 31.6% – pothuajse dyfish krahasuar me periudhën e Alonsos.

Këto statistika po shtojnë presionin mbi Arbeloan, në një moment kur pritshmëritë te Real Madridi janë gjithmonë maksimale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër