Nga viti i ardhshëm shkollor, tekste të reja për nxënësit

Nga Xh M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 qershor Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar se nga viti shkollor 2026/2027 do të futen tekste të reja shkollore për një pjesë të nxënësve në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me planet dhe programet e reja mësimore.

Sipas njoftimit të Ministrisë, ndryshimet janë pjesë e proceseve reformuese në sistemin arsimor dhe synojnë harmonizimin e materialeve mësimore me programet e reja të miratuara.

“Në përputhje me proceset reformuese dhe politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në vitin shkollor 2026/2027 nxënësit do të pajisen me tekste të reja shkollore për disa lëndë për të cilat janë përpiluar programe të reja mësimore. Konkretisht, tekste të reja shkollore do të sigurohen për nxënësit e klasës së tetë të arsimit fillor, si dhe për nxënësit e vitit të dytë të arsimit të mesëm – gjimnaz”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tekstet e reja do të jenë të dedikuara për nxënësit e klasës së tetë në arsimin fillor dhe për nxënësit e vitit të dytë në arsimin e mesëm gjimnaz, ndërsa autoritetet arsimore vlerësojnë se ato do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor dhe përshtatjen e tij me standardet bashkëkohore të arsimit.

Ministria pritet të publikojë në periudhën e ardhshme më shumë detaje lidhur me lëndët që do të përfshihen dhe dinamikën e shpërndarjes së teksteve të reja në shkolla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër