Venera Azizi: Pas 35 vitesh, provimi i jurisprudencës institucionalizohet në gjuhën shqipe

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 qershor Zhurnal.mk – Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka deklaruar se pas 35 vitesh pritjeje, provimi i jurisprudencës po institucionalizohet në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt barazisë dhe avancimit të të drejtave gjuhësore në vend.

“35 vite nuk është bërë provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe, ndërsa tani po institucionalizohet me të gjitha nishanet”, ka shkruar Azizi.

Ajo ka theksuar se ky zhvillim përfaqëson përmbushjen e një kërkese të kahmotshme të shqiptarëve dhe garanton qasje të barabartë për të gjithë kandidatët që ndjekin karrierën juridike.

artikuj të ndërlidhura