Nipi i Jakup Krasniqit flet nga Haga: Historia nuk mund të rishkruhet

Nga admin
299 e lexuar

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së së bashku kanë parë nga Haga marshin në Prishtinë.

Pas përfundimit të marshit, për mediat nga Haga foli Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqi.

Ai e cilësoi ngjarjen si historike, duke theksuar se pjesëmarrja e madhe e mediave në Hagë në një vend, siç u shpreh ai, “jo normal” në Ditën e Pavarësisë, tregon se diçka nuk është në rregull as me procesin që po zhvillohet.

“Nga vetë fakti që jemi këtu, në festën e pavarësisë, në Hagë, është një sinjal i qartë se dikush, dikujt, ia ka huqur. Në këtë rast kemi emocione të përziera, të cilat do të duhej t’i ndanim me familjarët tanë në vendin tonë. E kemi ndjekur live një protestë paqësore, e cila është një mesazh i qartë se çka është liria”, u shpreh ai.

“Ne nuk presim asnjë vendim tjetër përveç atij lirues”, deklaroi Krasniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër