Nis gjyqi për masakrën e Reçakut

Nga Xh M
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik Zhurnal.mk – Ka nisur këtë të premte në Gjykatën e Prishtinës gjyqi kundër 21 personave të akuzuar për Masakrën e Reçakut.

Sipas prokurorisë, ata gjatë një operacioni të forcave policore serbe gjatë luftës së viteve 1998-‘99 vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes.

Prokuroria ka kërkuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë. Prokurori Ilir Morina tha se nga raporti i policisë rezulton se asnjëri prej të pandehurve nuk është gjetur në adresat ku kishte jetuar në Kosovë para luftës dhe as në ndonjë adresë tjetër brenda vendit. Ata aktualisht janë në kërkim ndërkombëtar.

Më pas, prokurori lexoi aktakuzën, ku mbi të pandehurit rëndojnë veprat penale si vrasje, torturë dhe trajtim çnjerëzor i popullsisë civile.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998-1999, në fshatin Reçak, ata kanë vepruar me dashje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Kjo masakër shkaktoi reagim të fuqishëm ndërkombëtar dhe e rriti trysninë ndaj regjimit në Serbi, gjë që çoi në bisedime mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve të Serbisë, me ndërmjetësim ndërkombëtar, në Konferencën e Rambujesë në Francë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër