Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Nga Xh M
994 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mitrovicë, 31 korrik Zhurnal.mk – Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, ka bërë të ditur se është shpëtuar mrekullisht një fëmijë, i cili kishte rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit.

Në njoftim jepen detaje, ku thuhet se, në vendngjarje kishte qëlluar Pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha që kishte reaguar menjeherë me masa reanimatore, dhe se, më të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana.

Postimi:

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë si pasojë e rënies në ujë

​Në orët e pasdites, nga ekipi mjekësor i Urgjencës së Qytetit në Mitrovicë është sjellë një fëmijë në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e rënies në ujë në njërin nga restorantet e qytetit.

Në vendngjarje kishte qëlluar Pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha që kishte reaguar menjeherë me masa reanimatore.

​Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana.

​Po ashtu, ekipi i infermierëve: Gjyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku, Afrim Syla dhe teknikët e anestezionit, Musa Kurti dhe Gjyljeta Hajdari.

​Pas reanimimit dhe stabilizimit të gjendjes, fëmija është transferuar në QKUK me përcjellje nga mjeku emergjent dhe infermierët për trajtim të mëtejshëm, me parametra mjekësorë më stabilë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër