Deputetja e Nismës, Arbresha Krasniqi, ka deklaruar se partia e saj nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për orën 11:00, duke e cilësuar atë si të kundërligjshme dhe të organizuar jashtë rregullave të punës së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
E për seancën në ora 14:00, ajo tha se NISMA nuk do të ketë votë për mandatarin e dytë Glauk Konjufca.
“Si rezultat i kësaj situate jo serioze kemi ardhur në këtë gjendje të tillë nisma nuk do të merr pjesë në seancën në ora 11:00 është seancë e thirrur jashtë rregullave të punës së kuvendit dhe sigurt që një gjë e tillë bie ndesh me rregulloren e punës Nisma nuk ka votë për këtë pjesë. Nisma nuk ka votë për Glauk Konjufca”, deklaroi.
