Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka nisur zbatimin e planit operativ “Siguria e nxënësve në rrugë”

nga D V

Në kuadër të përkushtimit të Policisë së Kosovës për të rritur sigurinë në trafik dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve më të ndjeshëm në rrugë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke zbatuar planin operativ “Siguria e nxënësve në rrugë”.

Ky plan ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek nxënësit për rregullat e trafikut, kujdesin gjatë lëvizjes në rrugë dhe shmangien e rreziqeve që mund të hasin gjatë rrugëtimit të tyre në shkollë dhe kthimit në shtëpi.

Në kuadër të këtij plani, përveç patrullimeve të shtuara dhe pikave të kontrollit pranë institucioneve arsimore, janë zhvilluar edhe ligjërata edukative për sigurinë në trafik, me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve për sjelljen e duhur në rrugë.

Gjatë dy ditëve të fundit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka mbajtur ligjërata në katër shkolla fillore të rajonit të Gjakovës, duke përfshirë komunat Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edhe në ditët dhe javët në vijim, duke bashkëpunuar ngushtë me shkollat dhe komunitetin për të garantuar sigurinë maksimale të fëmijëve në rrugë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More