Orban akuzon opozitën dhe shërbimet e huaja për ndërhyrje në zgjedhje para votimit

Nga D. V.
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Budapest, 10 prill Zhurnal.mk – Opozita po konspiron me shërbime të huaja inteligjence, pa u ndalur para asgjëje” për të “kapur pushtetin”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një video të postuar në Facebook.

Orban akuzoi kundërshtarët e tij vetëm dy ditë para votimit.

”Opozita po kryen një përpjekje të organizuar për të përdorur kaosin, presionin dhe demonizimin ndërkombëtar për të minuar vendimin e popullit hungarez”, theksoi Orban.

Orban denoncoi “kërcënimet me dhunë” kundër mbështetësve të tij “akuzat plotësisht të fabrikuara për mashtrim zgjedhor” dhe “demonstratat e paraorganizuara” para numërimit të votave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër