Osmani kërkoi sqarim për emërimin e anëtarëve të KQZ, Kushtetuesja: Kërkesë e papranueshme, s’plotëson kriteret

Nga Xh M
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 mars – Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar tre anëtarë.

Kushteteusjea thotë se kërkesa e Osmanit nuk i plotëson “kriteret e pranueshmërisë, sikurse që janë përcaktuar me Kushtetutë dhe saktësuar më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës”.

“Duke marrë parasysh që konflikti i kompetencave, në rrethanat e rastit konkret, është ngritur përkitazi me një kompetencë të Presidentes dhe e cila nuk është përcaktuar me Kushtetutë, por me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Gjykata, bazuar në pikën 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës dhe praktikës së saj gjyqësore thekson se konflikti i kompetencave nuk është ngritur përkitazi me “kompetenca kushtetuese” të Presidentes dhe për pasojë, nuk është plotësuar kriteri i dytë kushtetues në kontekst të ngritjes së “konfliktit të kompetencave kushtetuese” për Presidentin, Kuvendin dhe/ose Qeverinë. (shih, rastin KO88/21, cituar më lart, paragrafi 72)”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Kushtetuesja thotë se Presidentja nuk e ka ngritur çështjen lidhur me “kompetencat kushtetuese”.

“Rrjedhimisht, në vlerësimin e Gjykatës në rrethanat e rastit konkret, Presidentja e Republikës, ndonëse është palë e autorizuar që të ngritë çështje të konfliktit të kompetencave kushtetuese në mes të saj dhe Kuvendit, nuk ka ngritur para Gjykatës konflikt të “kompetencave kushtetuese”, sipas përcaktimeve të nënparagrafit 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe për pasojë, Gjykata shpall kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës të papranueshme”, thuhet në vendim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër