Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë në shënimin e 36-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, me ftesë të ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se rënia e mureve dhe bashkimi i dy Gjermanive dëshmuan se liria, demokracia dhe vendosmëria e qytetarëve mund të kapërcejnë edhe ndarjet më të thella.

“Momente të tilla na rikujtojnë se bashkimi nuk është vetëm një akt politik, por mbi të gjitha një fitore e dinjitetit njerëzor, e shpresës dhe e së drejtës së popujve për të përcaktuar të ardhmen e tyre”, shkroi Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër