Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se në gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Anglisë do të bëjë tifo për anglezët, duke theksuar se eliminimi i Zvicrës nga Argjentina e ka bërë të ndryshojë preferencën e saj.
“Aty definitivisht jam me Anglinë. Po ta shohim edhe aty. Deri vonë kam qenë me Amerikën edhe me Zvicrën për arsye që dihen sepse gjithmonë jam me Amerikën. Edhe e dyta për shkak të Granit Xhakës në Zvicër. Gjithmonë e kemi përkrahur ekipin e Zvicrës e tash fatkeqësisht pas eleminimit të padrejtë të Zvicrës tash e dimë sigurt që me Argjentinën s’jemi”, tha Osmani, raporton KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tregoi se futbollin e ka ndjekur që nga fëmijëria dhe se Kampionatin Botëror po e shijon së bashku me familjen.
Osmani tifo për anglezët: Argjentinës s’ia fali që e ka eliminuar Xhakën
1,069
