Pa rrymë një pjesë e Qendrës, Çairit dhe Studeniçanit

Nga D. V.
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Pa energji elektrike sot nga ora 07:30 deri në orën 15:00 do të mbeten një pjesë e rrugës “Nikolla Trimpare” 15 dhe një pjesë e rrugës “Mirosllav Krlezha” nga nr. 16 deri në 20, si dhe disa lokale dhe hyrje të ndërtesave në bulevardin “Klimenti i Ohrit” nr. 54 në komunën Qendër.

Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Shkup ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:30 deri në orën 15:30 në një pjesë të rrugës “Mirosllav Krlezha” (pas Gjuro Gjakoviçit të vjetër) nr. 52, 54, 56, 58, 60, 62 në komunën Qendër, nga ora 08:00 deri në orën 14:30 për shfrytëzuesit e Retail Point Park në komunën Çair, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 13:00 në një pjesë të fshatit Studeniçan pranë Burdemit në komunën Studeniçanit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër