Pacolli dhe Ahmeti dakordohen për bashkëpunim, synohet ndërtimi i një deponie moderne për rajonin e Prishtinës

Nga D. V.
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 07 korrik, Zhurnal.mk – Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ku është diskutuar për zgjidhjen afatgjatë të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Prishtinës.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i parë, Avni Zogiani, u theksua rëndësia e krijimit të një infrastrukture moderne për trajtimin e mbeturinave dhe nevoja për identifikimin e një lokacioni të përshtatshëm për këtë projekt.

“Në takim u theksua nevoja për përcaktimin e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e një deponie moderne me komponentë të ndarjes dhe riciklimit të mbeturinave, si parakusht për modernizimin e sistemit të deponive dhe mbylljen e deponisë së Mirashit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas ministrisë, projekti synon të krijojë një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës, duke përfshirë riciklimin dhe ndarjen e tyre, si pjesë e modernizimit të sistemit ekzistues.

Pas diskutimeve, ministrja Pacolli dhe kryetari Ahmeti u pajtuan që institucionet qendrore dhe lokale të punojnë së bashku për realizimin e projektit.

“Të dyja palët u dakorduan të bashkëpunojnë ngushtë për identifikimin e lokacionit më të përshtatshëm për realizimin e këtij projekti”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër