Dezinsektimi i dytë në Tetovë më 15 korrik, komuna me rekomandime për qytetarët

Nga D. V.
1,046 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 07 korrik, Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës informon se të mërkurën, më 15 korrik 2026, do të kryhet dezinsektimi i dytë hapësinor në territorin e qytetit, në përputhje me Programin për Zbatimin e Masave të Dezinsektimit, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Komuna njofton se aktiviteti do të kryhet nga një operator i autorizuar, sipas planit operativ të miratuar, dhe procesi do të mbikëqyret nga përfaqësues të autorizuar të vetëqeverisjes lokale.

Komuna e Tetovës u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e ekipeve që do të punojnë në terren. Rekomandohet që dritaret e ndërtesave të banimit dhe biznesit të mbahen të mbyllura gjatë spërkatjes, të shmanget qëndrimi i panevojshëm jashtë dhe të ndiqen të gjitha udhëzimet e dhëna nga shërbimet kompetente.

Apel i veçantë u bëhet edhe bletarëve, të cilët duhet të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur kolonitë e bletëve në kohën e duhur, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme gjatë trajtimit.

Komuna e Tetovës thekson se dezinsektimi është pjesë e aktiviteteve të rregullta për të zvogëluar numrin e insekteve dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve gjatë periudhës së verës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër