Paga e 13-të për sektorin publik, Murati sqaron se kush e përfiton dhe kur do të ekzekutohet

nga D. V.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka dhënë sqarime lidhur me pagën e 13-të dhe procedurat për paraqitjen e pensionistëve.

Murati ka theksuar se paga e 13-të do të përfitohet nga punëtorët që marrin pagë nga buxheti i shtetit dhe që kanë punuar së paku 12 muaj.

“Kjo pagë është e paraparë për ata që i kanë marrë 12 paga gjatë vitit. Nëse dikush ka filluar punën rishtazi, paga e 13-të do t’i jepet vitin e ardhshëm,” tha Murati.

Në lidhje me paraqitjen e pensionistëve, Murati ka sqaruar se Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë ndryshimet ligjore për lirimin nga paraqitja periodike çdo gjashtë muaj, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

“Vendimi i Gjykatës Supreme ka shfuqizuar vetëm një nen në udhëzimin administrativ që kërkonte paraqitjen e pensionistëve kontributiv çdo gjashtë muaj, që nuk ishte në përputhje me ligjin. Parashikimi për paraqitjen e pensionistëve bazik mbetet në fuqi, pasi kjo është e përcaktuar në ligj,” tha Murati.

Ai shtoi se janë dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për të zbatuar vendimet në mënyrë korrekte dhe në përputhje me ligjin.

Ndryshe, edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme derisa prezantoi buxhetin për vitin 2026, u shpreh se aty do të përfshihet edhe paga e 13-të.

Ai tha se kjo pagë do të ekzekutohet sapo buxheti të hyjë në fuqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More