Paralajmërimi/ Një sulm i ri i ngjashëm me 11 shtatorin mund të jetë duke u përgatitur

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 11 shtator Zhurnal.mk – Kreu i agjencisë britanike të spiunazhit, MI5 ka paralajmëruar se një goditje e re, e ngjashme me sulmet e 11 shtatorit, mund të jetë duke u përgatitur në zona ku shërbimet e inteligjencës nuk po shikojnë.

Në një artikull të botuar në gazetën The Indipendent, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve ku militantët e Al-Kaedës përplasën avionë pasagjerësh në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon, Drejtori i Përgjithshëm i MI5, Ken McCallum, tha se agjencitë e sigurisë duhet të jenë të gatshme të përshtaten me sfidat aktuale dhe ato të së ardhmes.

“Ne e dimë se tronditja e ardhshme strategjike, sipas përkufizimit, nuk do t’i ngjajë asaj të mëparshmes. Ndoshta ky është mësimi më i rëndësishëm nga të gjithë. E vërteta e pakëndshme është se tronditja e ardhshme strategjike mund të jetë tashmë duke marrë formë diku ku ne ende nuk po shikojmë”, tha drejtori i MI5, Ken Mccallum.

McCallum shkroi se Al-Kaeda, edhe pse e dobësuar, mbetet një kërcënim, ashtu siç mbetet edhe aspirata e atij grupi dhe e militantëve të tjerë për të kryer sulme që shkaktojnë viktima të shumta.

Ai tha se MI5 po përballet gjithashtu me një agresion në rritje të mbështetur nga shtete, që varion nga sabotimet e kryera përmes ndërmjetësve kriminalë e deri te sulmet kibernetike ndaj centraleve elektrike.

Drejtori i MI5 theksoi se ndryshe nga viti 2001, shumë sisteme dhe shërbime janë në duart e sektorit privat, ndaj kërkohet bashkëpunimi i qeverive, bizneseve dhe botës akademike për të eliminuar dobësitë dhe për të reaguar me shpejtësi në raste krizash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër