Parashikimi i motit

Nga D. V.
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 mars – Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me pak vranësira lokale.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 15 deri në 21 gradë.

Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe me diell me pak vranësira deri në mesatare.

Gjatë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së re, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut të herëpashershme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër