Pas fitores ndaj Italisë, Dzeko hidhet në krahët e gruas dhe shkëmbejnë puthje pasionante

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas fitores ndaj Italisë dhe kualifikimit në Kupën e Botës në ShBA, futbollisti boshnjak Edin Dzeko, u hodh menjëherë në përqafimin e gruas së tij, Amra Dzeko, duke e puthur me pasion, moment që u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale.

Ai më pas iu bashkua pjesës tjetër të familjes në tribunat e stadiumit në Zenica.

Amra ka qenë gjithmonë mbështetja më e madhe e tij.

 Foto: Instagram

Çifti është së bashku prej 14 vitesh dhe i martuar që nëntë vite.

Ata kanë katër fëmijë, ndërsa Amra ka edhe një vajzë, Sofinë, nga martesa e saj e mëparshme.

Në intervista të mëparshme, ka treguar se lidhja e tyre filloi kur Dzeko ishte në përgatitje me Manchester City në Los Angeles në 2011 dhe se lidhja në distancë për katër vite i ka forcuar dhe matur si çift.

Përmes sfidave dhe distancës, ata kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme, e cila vazhdon të jetë mbështetje e madhe për karrierën dhe jetën personale të Dzekos.

 Foto: Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër