Shkup, 26 tetor Zhurnal.mk – Këshilltarët e VLEN-it në Këshillin e Komunës së Studeniçanit kanë ngritur si çështje urgjente problemin me gypin e ujësjellësit në rrugën 9 në fshatin Batincë.
Pas kërkesës së tyre në mbledhjen e 17-të të Këshillit komunal, ekipet përkatëse kanë dalë në terren ku dhe kanë nisur punimet për sanimin e defektit.
Me këtë rast, këshilltarët e VLEN-it theksojnë se do të vazhdojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, duke ngritur problemet me të cilat përballen banorët dhe duke kërkuar zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.
“Detyra jonë është të ngremë zërin për problemet e qytetarëve dhe të kërkojmë zgjidhje konkrete. Do të vazhdojmë të jemi pranë banorëve dhe të angazhohemi për përmirësimin e kushteve të jetesës në çdo vendbanim të Komunës së Studeniçanit”, theksojnë këshilltarët e VLEN-it.
