Pas rrëfimit për IVF, Juliana Nura organizon “Baby Shower”-in për binjakët

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Juliana Nura ka organizuar ditën e djeshme festën e saj “Baby Shower”, e cila u mbajt në një ambient të hapur, të kuruar me kujdes deri në detajet më të vogla.

Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ish-banorja e BBVK u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa konfirmoi edhe zyrtarisht lajmin që prej javësh kishte qenë objekt spekulimesh: ajo është në pritje të binjakëve.

Një nga detajet që tërhoqi vëmendjen gjatë festës ishte një kartolinë me mbishkrimin “Hello Little Twins!”, duke e bërë të qartë se Juliana do të bëhet nënë e dy fëmijëve.

Ky organizim vjen vetëm pak ditë pasi Juli foli hapur për vendimin e saj për t’u bërë nënë e vetme. Ajo zbuloi se ka zgjedhur të sjellë në jetë fëmijët përmes procedurës IVF, me ndihmën e një donatori shqiptar.

Edhe pse javë më parë në media qarkulluan pamje nga festa e zbulimit të gjinisë, ku u aludua se ajo pret një djalë dhe një vajzë, Juliana ka preferuar që deri tani të mos konfirmojë publikisht gjininë e binjakëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër