PDK kundër buxhetit 2026, tërhiqen 32 amendamente

Nga D. V.
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, në fjalën e tij në seancën për leximin e dytë të buxhetit për vitin 2026 ka thënë se PDK nuk e mbështet dhe se i tërheq amendamentet, raporton Ekonomia Online.

Tahiri përmendi faktin që amandamenti i tyre për mbështetje financiare ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk mori votat e mjaftueshme për t’u futur në këtë buxhet.

“Ne kemi pritë që brenda dy leximeve ka me pasë reflektim edhe ka me pasë ndryshime pozitive që me u reflektu dhe me u avancu në aspekt profesional buxheti. Përtej kësaj, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës me shumë përgjegjësi, me shumë profesionalizëm, duke pasur parasysh nevojat e qytetarëve, përmes amandamenteve gjithsej 32, i kanë propozuar në komisionin për buxhet. Në komisionin për buxhet nuk është që kanë gjetur vullnet dhe mbështetje amandamentet që i kanë trajtuar temat dhe çështjet që janë jetike, shumë të nevojshme, shumë të rëndësishme edhe për institucionet, edhe për shtetin. Gjithashtu edhe amandamenti për rritjen, shtesën e mbështetjes financiare për të akuzuarit çlirimtarë në Hagë nuk është që ka gjetur mbështetje. Andaj, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, përkatësisht deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ne i tërheqim të gjitha amandamentet dhe nuk e mbështesim këtë buxhet që nuk i reflekton as përbërjen e qeverisë, nuk është dokument profesional. Përtej kësaj ka shumë defekte edhe për vitin 2026, mirëpo do të jetë i dëmshëm edhe për vitet pasuese si rezultat i mungesës së kompetencës dhe përgatitjes profesionale“, tha Tahiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër