Peci pas protestës: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas protestës së sotme të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, duke thënë se UÇK-ja ka qenë dhe mbetet, sipas tij, “e krejt kombit shqiptar”.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se protesta është një e drejtë e garantuar në demokraci dhe se Partia Guxo e respekton atë.

“UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht”, ka shkruar Peci.

Ai tha se Guxo kundërshton atë që e cilësoi si përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës përmes manifestimeve të tilla.

“Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të merr kundërshtimin tonë me të ashpër”, ka deklaruar ai.

Peci ka përmendur edhe kontributin e familjes Gërvalla në historinë e Kosovës, duke e lidhur atë me luftën për liri dhe me UÇK-në.

“Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur “Jusuf Gërvalla”) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe.”

“Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë!”, ka shkruar Peci.

Në fund, ai ka bërë thirrje që, siç u shpreh, të ndalen sulmet ndaj Donika Gërvallës.

“Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”, thuhet në postimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër