Peci për prishjen e koalicionit me LDK-në në Mitrovicë: Kërkesat të jenë në proporcion me fuqinë politike

Nga B.M
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se prishja e koalicionit të GUXO-VV ME LDK-në ka ardhur si pasojë e kërkesave që sipas tij, nuk ishin në përpjesëtim me fuqinë politike të partnerëve në Kuvendin Komunal, raporton Ekonomia Online.

Peci tha se gjatë mandatit ka pasur qasje bashkëpunuese me shumicën e partive politike dhe asamblistëve, por theksoi se nuk është e pranueshme që një subjekt me përqindje të vogël të kërkojë poste dhe përgjegjësi të shumta në qeverisjen komunale.

“Unë kam qenë tepër bashkëpunues me shumicën e partive politike edhe asamblistëve të cilët janë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Qasja ime ka qenë tepër gjeneroze, po nuk mundesh me pretendu me 3% as me qenë nënkryetar i komunës, as me marrë më shumë përgjegjësi seç të takojnë, e lëre më, do të thotë, të kesh pretendime që të drejtosh të gjitha ndërmarrjet komunale. Katër prej sosh që i kemi, nuk mundesh me 3% me pretendu me i marrë edhe përgjegjësinë ekzekutive, edhe kryesuesin, edhe drejtorët, e të kesh kërkesë edhe për nënkryetar edhe për katër ndërmarrje. Kështu që mendoj që njëherë e mirë ne si politikë duhet të edukohemi që edhe kërkesat t’i kemi në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojmë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër