Pëleshje mes te miturve ne Tetovë, i dëmtojnë edhe veturën 43 vjeçarit, policia merr masa

Nga Xh M
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 28 qershor Zhurnal.mk – Më 26.06.2026 rreth orës 23:15 në udhëkryqin mes rrugëve „Iliria“ dhe „Jane Sandanski“ në Tetovë, zyrtarë policorë kanë vërejtur një grup më të madh të miturish, të cilët kanë tentuar të përleshen fizikisht me një grup tjetër, por pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë ata janë shpërndarë, ndërsa janë ndaluar dy të mitur.

Ndërkohë, R.O. (43) nga Tetova ka denoncuar se nga ana e grupit të të miturve, me sende të forta është dëmtuar automjeti i tij i udhëtarëve „Audi“ me targa të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër